E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djala: Gjykimin e dërgoj në Lozanë

Kastrioti

Humbja me Apoloninë ka shkaktuar mjaft pakënaqësi në radhët e Kastriotit. Vendimet e diskutueshme të gjyqtarit Artan Taullau u kulmuan me akordimin e golit të parë të fierakëve, i cili erdhi pas një faulli të dukshëm me dorë në zonën e portierit Ilion Lika. Me rezultatin 2-1 krutanët rrëshqitën në vendin e parafundit dhe tani rrezikojnë seriozisht mbijetesën. Por, presidenti Artan Djala mendon se “xhaketat e zeza” ishin shkaktarët e vetëm të disfatës dhe premton se do ta dërgojë çështjen për shqyrtim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës. “Humbja në Fier erdhi vetëm për shkak të vendimeve skandaloze të gjyqtarëve të ndeshjes”, deklaroi drejtuesi më i lartë i Kastriotit. “Skuadra jonë vazhdon të bëhet viktimë e padrejtësive nga java në javë. Kam investuar mjaft për ekipin, shifra shkon deri në afro 350 mijë euro dhe nuk mund të lejoj që një arbitër si Taullau të tallet me paratë e mia, me djersën e ekipit dhe me një qytet të tërë”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›