E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF, padi për agresorët e gjyqtarëve

Shkodër

Institucioni i Federatës Shqiptare të Futbollit ka përgatitur një kallëzim penal në Prokurorinë e Shkodrës për ngjarjen ky gjyqtari Jemini dhe asistentët e tij kanë rrezikuar jetën në fund të ndeshjes Vllaznia-Flamurtari. Arbitrit po ktheheshin me makinë personale nga Shkodra drejt Tiranës, në momentin kur dy makina kanë tentuar t’u bllokojnë rrugën. Pak çaste më vonë, gjithçka është shndërruar në një ndjekje me shpejtësi të lartë dhe të shtëna armësh deri në Lezhë, ku me afrimin e një makine policie, agresorët janë larguar në drejtim të paditur. Federata ka marrë përsipër që ta ndjekë vetë çështjen, duke qenë se ajo mund të shndërrohet në një precedent të frikshëm për të gjithë gjyqtarët e kampionatit. “çështja do t’u kalojë organeve të drejtësisë, pasi komisionet e federatës, apo inspektorët, nuk mund të merren me shqyrtimin e këtyre rasteve. Kjo, pasi gjithçka ka ndodhur jashtë stadiumit dhe nuk ka asnjë lidhje me ndeshjen”, konfirmoi sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›