E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkumbini, dy javë pezullim për Isain

Disiplina

Pas zv.trajnerit Roland Dervishi, Komisioni i Disiplinës në FSHF ka marrë masë ndëshkimore edhe për një tjetër zyrtar të Shkumbinit. Bëhet fjalë për shefin e klubit, Astrit Isai, që gjatë sfidës me Besën drejtoi vetëm për disa minuta skuadrën peqinase, pasi trajneri Daiu u ndëshkua me karton të kuq. Por, edhe ai u largua nga stoli për protesta, ndërsa gjatë daljes nga fusha, Isai debatoi në distancë me tifozët kavajas, duke shkëmbyer replika dhe sharje. Sipas vendimit të djeshëm të Disiplinorit, kjo sjellje i kushton atij dy ndeshje pezullim dhe 10 mijë lekë të reja gjobë. Ndërkohë, klubi i Besës është gjobitur me 200 mijë lekë të reja, për shkak të mosmarrjes së masave të mjaftueshme të sigurisë, pasi tifozët kanë hedhur sende të forta në fushën e lojës.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›