E Diel, 1 Nëntor 2026

Bentler: KFOR-i në Kosovë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

Komandanti i forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, gjenerali Markus Bentler, ka thënë se reduktimet e trupave të KFOR-it vijnë si rezultat i përmirësimit të situatës në Kosovë, ndërsa ka siguruar se KFOR-i vazhdon të jetë i përgatitur për t'u përballur me çdo sfidë që paraqitet. Bentler ripërsëriti qëndrimin se KFOR-i do të jetë në Kosovë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, duke shtuar se reduktimet e trupave janë rezultat i përmirësimit të gjendjes në fushën e sigurisë në Kosovë. "Viti 2010 do të jetë vit i ndryshimit për KFOR-in. Për një kohë të shkurtër KFOR-i do të zvogëlojë trupat në 10 mijë. Ky zvogëlim i trupave është bërë i mundur pas progresit të madh i cili është arritur në fushën e sigurisë në Kosovë", ka sqaruar Bentler. Ndër te tjera, komandanti Bentler ka lancuar një mesazh për popullin e Kosovës, duke thenë se KFOR- i, përkundër reduktimeve, mbetet i gatshëm për t'u përballur me çdo sfidë dhe të ndihmojë institucionet e Kosovës, sidomos Forcën e Sigurisë. sipas tij KFOR i do të vazhdojë të përkrahë edhe institucionet e Kosovës për të marrë më shumë përgjegjësi në fushën e sigurisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›