E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, Fuere: Moszgjidhja e "emrit" mund të çojë në destabilizim

Ambasadori i Bashkimit Europian në Maqedoni, Ervan Fuere në fjalimin e tij të përvitshëm në Parlamentin Europian, tërhoqi vërejtjen që zvarritja e zgjidhjes së problemit të emrit mund të çojë deri tek destabilizimi i vendit. "Ne i bëjmë me dije qeverisë, se me rëndësi të madhe është zgjidhja e çështjes së emrit. Ky është një moment për lidership dhe guxim. Rreziqet ekzistojnë në rast se do të ketë përzgjatje të procesit, për shkak se mund të krijohen vështirësi midis bashkësive etnike , deri në destabilizim", ka theksuar euroambasadori Fuere. Bashkimi Europian sipas tij, nuk është i kënaqur edhe me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. "Marrëdhëniet midis komuniteteve nuk i plotësojnë kriteret evropiane. Koalicioni qeveritar vitin e kaluar relativisht ishte i qwndrueshwm edhe përkundër problemeve me enciklopedinë. Ajo hapi temat të cilat menduam se ishin mbyllur me Marrëveshjen e Ohrit dhe tregoi se ka edhe shumw punë për t'u pajtuar", ka theksuar ambasadori i BE-së në Maqedonisë gjatë shpalosjes së raportit vjetor pranë PE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›