E Diel, 1 Nëntor 2026

Haiti, 35-vjeçari gjendet i gjallë pas 14 ditësh

Trupat amerikane kanë mundur të nxjerrin një njeri të gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar në kryeqytetin Haitian të martën. I mbijetuari është një 35 vjeçar, ndërsa ishte mbuluar me rërë e pluhur dhe ishte vetëm me të mbathura. I mbijetuari fatlum, është dërguar menjëherë në spital për tiu nënshtruar kurimeve dhe ndihmës më të specializuar. 35 vjeçari është shpëtuar nga ushtarët e e divizionit të 82-të Airborne , dhe nga të dhënat e para duket se nuk ka pësuar dëmtime serioze. Më shumë se 130 njerëz janë gjetur të gjallë nga rrënojat të shpëtuar nga forcat ndërkombëtare të ndihmës që gjenden në Haiti. Operacioni më i fundit i shpëtimit, saktësisht 14 ditë pas tërmetit 7 ballësh, ndodhi në kohën kur forcat amerikane ishin fokusuar në shpërndarjen e ndihmave për qindra njerëz të uritur e të pastrehë, të dëshpëruar e të plagosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›