Indi/ Shembet ndërtesa, vdesin 5 persona
Të paktën 5 persona besohet se kanë gjetur vdekjen si pasojë e shembjes së një ndërtese në shtetin jugor të Indisë, në Karnataka. Godina 6 katëshe ishte në proces ndërtimi në momentin e shembjes. Punëtorët po darkonin në katin e parë të godinës kur ndërtesa u shemb dhe i zuri brenda. Besohet se shkak i kësaj ngjarjeje, mund të jetë themelet e dobëta dhe të paqëndrueshme. Ndërkaq është dëmtuar edhe një konvikt djemsh që gjendej pranë godinës që po konstruktohej. Kjo ngjarje provokoi edhe shumë të plagosur, ndërsa ekipet e shpëtimit mundën të nxjerrin nga rrënojat disa të mbijetuar.