E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bentler: Kosova nuk ka sfida nga jashtë

"Pikësëpari, ajo që nuk shoh si sfidë janë ato nga jashtë. Më duhet të them se është lajm i mirë që nuk ka sfida nga jashtë. Por, mendoj se nga brenda ka ende hendeqe mes grupeve etnike, të vendosura në disa pjesë të kufizuara që mund të çojnë deri në akte dhune. Ka ende potencial që mund të shkaktojë probleme", ka deklaruar Bentler për REL.Megjithatë, ai ka vlerësuar se në përgjithësi situata e sigurisë ka qenë shumë e qetë vitet e fundit, duke e bërë atë optimist. Në lidhje me çështjen e ngritur ditëve të fundit që ka të bëjë me hapësirën ajrore të Kosovës për mbifluturime dhe nëse do të lejohen ato, kreu i KF0R-it tha se "hapësira ajrore është në 'pronësi' të KFOR-it". "Ekzistojnë të ashtuquajturat bisedime për normalizimin e hapësirës ajrore në baza të përhershme në Bruksel dhe ato do të vazhdojnë. Ndërsa, si pjesë e vendimit të ardhshëm politik, do të ketë diskutime të tjera", tha Bentler.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›