Sllovakia do të tërheqë shumicën e ushtarëve nga Kosova
Ministri sllovak i Mbrojtjes, Jarosllav Bashka, ka deklaruar se vendimi për tërheqjen e ushtarëve është në pajtim me planin e NATO-s për të reduktuar gradualisht numrin trupave të KFOR-it në Kosovë nga rreth 15.5 mijë në 5.5 mijë. "Deri në fund të vitit 2010, çeta e motorizuar, e cila shërben në Kosovë nën flamurin e NATO-s, mund të kthehet në shtëpi", ka thënë ai. Sllovakia nuk e ka njohur akoma pavarësinë e Kosovës, por është e pranishme aty me trupat e saja që prej 11 vjetësh. Njësia e parë prej 40 inxhinierësh ka ardhur në vitin 1999 dhe ka shërbyer në kuadër të batalionit austriak. Që nga viti 2002, në bazë të marrëveshjes me Ministrinë çeke të Mbrojtjes, njësia sllovake shërben në batalionin çeko-sllovak të KFOR-it.