Benzema, 815 minuta pa shënuar gol

Karim Benzema ka ‘harruar’ të shënojë gol. Sulmuesi francez nuk ka realizuar nga xhiro e fundit e sezonit të kaluar të La Ligës kundër Mallorcas (minuta 22).
Benzema mbetet në kërkim të golit të parë pas plot 815 minutash lojë në ndeshje zyrtare për Real Madridin dhe përfaqësuesen e Francës. Mos-efikasiteti i tij do ta vë në dyshim paraqitjen e tij si titullar te gjiganti madrilen pasi sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain po kalon një edicion fantastik duke qenë golashënuesi më i mirë te Reali në skuadër, dhe në përgjithësi në të gjitha kompeticionet.
Higuain ka shënuar 6 gola nga ndeshjet e para me Realin dhe Argjentinën. Pas tij vjen Cristiano Ronaldo i cili deri më tani gjatë këtij edicioni ka 5 gola, një me Portugalin dhe katër me Realin.