Reina nuk largohet

Menaxheri i Pepe Reinas ka mohuar spekulimet rreth të ardhmes së portierit në Liverpool duke insistuar se ai nuk pritet të largohet nga klubi.
Reina, 30 vjeç ka bërë një fillim të dobët të sezonit duke bërë gabime të rënda në ndeshjet kundër Manchester Cityt, Arsenalit dhe Heartsit. Forma jo e mirë e tij ka zgjuar spekulime rreth largimit nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Por, menaxheri i tij Manuel Garcia Quilon ka insistuar se klienti i tij nuk ka probleme në Anfield Road. “Pepe ka zhvilluar shumë ndeshje me fanellën e Liverpoolit dhe është mësuar me spekulime”, deklaroi ai për Calciomercato.com