E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lichtsteiner synon Ligën e Kampionëve

Mbrojtësi i djathtë i Juventusit, Stephan Lichtsteiner është i uritur për tituj të tjerë pas triumfit në Serie A dhe Superkupës.

Bianconerët janë rikthyer në Ligën e Kampionëve dhe 28 vjeçari synon trofeun kontinental. “Juventus është një prej klubeve më të mëdha në botë dhe jam i lumtur këtu”, deklaroi zvicerani.

“Ne kemi skuadër të fuqishme. Kemi fituar ligën dhe Superkupën por kjo nuk mjafton për mua, e dua Ligën e Kampionëve”, u shpreh Lichtsteiner. Juventus do të fillojë aventurën evropianë në Grupin E ku gjenden edhe Chelsea, Shakhtar Donetsk dhe Nordsjaelland.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›