Renditja e FIFA-s/ Holanda i merr kuroren Spanjes ze vendin e pare
Ndonëse për tifozët shqiptarë më shumë rëndësi ka që kombëtarja kuqezi fitoi dy vende dhe u ngjit e 57-ta në renditjen botërore të FIFA-s, bota e futbollit u trondit nga një lajm tjetër. Kombëtarja e Holandës i mori “kurorën” e kryesimit Spanjës, duke e zbritur skuadrën kampione të botës në vend të dytë. Kishte më shumë se 1 vit që “furitë e kuqe” spanjolle sundonin, por humbja 1-2 në Bari ndaj Italisë rezultoi fatale, ndërsa skuadra e Del Boskes ka treguar se miqësoret nuk kanë qenë shumë të dashura për të.
Holanda bëhet skuadra e 7-të në histori që arrin në vendin e parë që kur renditja e FIFA-s u krijua, ndërsa para saj kanë qenë Argjentina, Brazili, Franca, Gjermania, Italia dhe pikërisht Spanja.
Jo vetëm humbja e Brazilit në Gjermani, por edhe paraqitja e dobët se brazilianët në Kupën e Amerikës kanë bërë që të ketë ndryshime në Amerikën e Jugut. Uruguaj është ngjitur në vendin e 5-të, ndërsa “selesao” ka zbritur dy vende, tani në vendin e 6-të.
Gjermania mban vendin e tretë në renditjen Koka-Kola, ndërsa Anglia është ngjitur shumë, duke qenë tani e 4-ta. Italia mban vendin e 7-të, Portugalia e 8-ta dhe Argjentina e 9-ta, ndërsa Kroacia mbyll 10-en e parë.
Siç e thamë më lart, Shqipëria u ngjit në vendin e 57-të, nga i 59-ti, ndërsa rivalët e grupit tonë nuk është se lëvizën shumë. Franca mbeti e 15-ta, Bosnjë-Hercegovina fitoi 2 vende për të shkuar e 39-ta, Bjellorusia është e 41-ta, ndërsa Rumania e 54-ta. Luksemburgu mbetet në vendin e 128-të.