E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ervin Skela pritet te jete ne formacion per Shqiperine ndaj Frances

Entuziazmi është një ndjenjë që shoqëron çdo prag ndeshjeje, edhe ato që duken të humbura që në fillim dhe nuk mund të bëjë përjashtim as sfida Shqipëri-Francë. Por, ndërsa 2 shtatori afron dhe bashkë me të edhe përballja për eleminatoret e Euro 2012-ës, një pikëpyetje e madhe është krijuar në mendjet e publikut: Me, apo pa Ervin Skelën?

Trajneri Kuzhe ka bërë me dije se jo vetëm që do ta grumbullojë lojtarin e tij të rëndësishëm, por edhe do ta ketë titullar në fushë. Këtë njoftim ai e ka bërë për zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), pra për punëdhënësit e tij, ndërsa është shprehur se ka folur me Skelën dhe se ky i ka thënë se gëzon formë të mirë fizike.

Për të kuptuar më mirë sesa i rëndësishëm është regjisori vlonjat për Kuzhen, mjafton të kthehemi pak ditë prapa në kohë dhe të dëgjojmë fjalët që ai tha për Skelën në prag të ndeshjes miqësore ndaj Malit të Zi.

Pra, jemi edhe një herë në këmbët e Skelës. Urojmë vetëm që futbollisti ynë elegant të jetë në formën e duhur dhe t’i shpëtojë presingut të rreptë që pritet t’i bëjnë francezët në “Qemal Stafa” më 2 shtator.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›