Benzi i blinduar i Berishes dhe dasmat e vdekjet
Kryeministri Berisha pranoi dje mungesen e vizionit ne buxhetin e vitit 2011 dhe provoi se ne fillim te vitit te kaluar ishte tallur me qytetaret e Shkodres. Nje dite me pare ai foli me egersi kunder opozites per mungesen e festes ne Tirane ndersa dje foli me egersi per perkujtimin e vdekjeve prej saj.
Me psikologjine e njeriut qe terhiqet vetem nga dasmat dhe vdekjet si ato grate e ngeshme te fshatrave te thella qe bejne dhe vajtojcen dhe krushken ne dasma Berisha ishte dje ne diten e makthit nga vdekjet. Ai drejtoi nje lutje per Ministrine e Financave per te ndryshuar prioritetet e buxhetit dhe per te planifikuar thellimin e Lumit Bune.
Nje vit me pare Berisha u premtoi shkodraneve se viti 2010 do te ishte viti i thellimit dhe pastrimit te Bunes dhe bile theksoi se do ta kthente ate ne qendren turistike me te forte te rajonit. Mire qe nuk hodhi asnje lopate zhavorr gjithe vitin por as para 15 diteve kur coi buxhetin ne Kuvend nuk u kujtua per mashtrimin publik qe u kishte bere atyre qytetareve.
U desh te ri-permbytej Shkodra qe Berisha te kujtohej dhe per mungesen e pergjegjesise per Shkodren dhe per mungesen e vizionit per te.
Dje ai kerkoi qe buxheti te ribehet dhe te planifikohet thellimi i Bunes. A thua kjo eshte zgjidhja Kush eshte ky njeri qe e di se cfare duhet dhe si duhet te financohet brenda nje mbasdite
As Enver Hoxha me gjithe megalomanine dhe brutalitetin e vet nuk ka guxuar qe per nje mbasdite te vendose per menyren se si duhet te perballohet nje fenomen natyror qe perseritet ne formen e nje rregulli mbi nje zone te tere.
Se pari zoti Berisha kishte dje rastin jo te vendoste cfare do behej sipas tij por te prokuronte ne dac me VKM nje projekt kompleks per sistemimin e Liqenit Bunes dhe Lugines se Drinit per ti dhene Shkodres nje perspektive te re dhe per ta shpetuar perfundimisht nga paniku i permbytjes. Nje projekt kushton shume me pak se sa nje genjeshter nga ato qe leshon perdite Berisha.
Dhe per kete kam nje sugjerim konkret. Berisha te anuloje vendimin e qeverise per blerjen e nje Benzi te blinduar per sherbimet qeveritare i cili kap shifren rreth 700 milione. Me aq pare behet nje projekt serioz per Liqenin Bunen dhe Drinin dhe ne kemi ne dore pastaj nje dokument profesional qe duhet financuar per te shpetuar Shkodren.
Ky gjest do te ishte me bindes per qytetaret e Shkodres se hakerrimat e tij kunder opozites qe i kujton papergjegjshmerine ne qeverisjen e vendit.
Se dyti Berisha duhet te jete transparent me Shkodren per ate cfare duhet te ndryshoje ne buxhet.
Mund te ndodhe qe ai te marre disa fadroma te ndertuesve te Familjes dhe te beje sikur punon disa dite ne Bune duke futur ne xhep serish miliona por Shkodra nuk do ate. Shkodra ka nevoje per nje projekt qe ta shikoje me sy dhe pastaj per nje plan financimi te tij qe duhet te jete realist. Vetem kjo e zgjidh problemin ne Shkoder. Hakerrima e Sali Berishes per tu mbyllur gojen kritikeve qe i kujtojne atij papergjegjesite vetem sa rrisin deshperimin.
Se treti Berisha mendon se viktimat e tij jane prone e tij dhe ato smund ti preke askush. Kjo logjike nekrofile qe shoqeron gjithe karrieren e tij tani po kthehet ne identitet. Ai ulerin ti permendesh viktimat e Gerdecit jo se i dhimbsen ata por se tmerrohet nga shkaktari i vertete i asaj fatkeqesie qe e ka ne shtepi.
Ai tmerrohet ti permendesh njerezit qe vriten duke rene nga autobusi jo se i dhimbsen ata por se njerezit i kujtojne mashtrimet me rruget dhe klientet mashtrues te Familjes se tij.
Ai tmerrohet ti permendesh kater foshnjat e Sukthit jo se i dhimbsen ata por se ata me shpirtrat e tyre te shuar ne erresire nxjerrin ne drite falsitetin dhe genjeshtrat e ketij njeriu. Dje ulerinte per Shkodren si i marre qe ska viktima.
Ulerinte dhe ishte gati qe dhe ate foshnjen e mjere tre- muajshe te vdekur ta quante te gjalle ose te vrare nga opozita. Problemi qe ka Shkodra eshte me shume se sa nje viktime njerezore.
Problemi qe ai qytet po perjeton tashme nga genjeshtrat e Sali Berishes eshte se nuk po vdes nje 4 apo 26 vete por nje qytet i tere po behet i pabanueshem per shkak te tij. Dhe me logjiken e Berishes ne tani nuk duhet te permendim Shkodren se ajo ska vdekur akoma.
Ky degradim mendor i ketij njeriu qe eshte ne krye te shtetit po i ngjan nga ora ne ore nje grumbulli makthesh qe perkthehet ne qeverisje spontane pa plan pa vizion dhe pa transparence. shte inercia e njeriut qe nuk ka nje plan te vetin por ndjek planin qe i vene perpara klientet e Familjes dhe imponimin qe i bejne fatkeqesite natyrore. shte nje kryeminister qe i harxhon leket per dasma ose per vdekje. Si ne nje restorant te zymte fshati.