E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benzine makines se kreut te bashkise

/ /

Ngjarja ka ndodhur rreth nje jave me pare prane shtepise se kryebashkiakut rreth ores 2330 te mbremjes. Fuoristrada tip Tuareg me targe TR 0004 R ne pronesi te Xhelal Mziut ishte e parkuar afer shtepise se kryebashkiakut ne Kamze. Tre personat kane tentuar ta djegin makinen luksoze duke e lyer ate me benzine. Nje patrulle policie ka kaluar prane vendit te ngjarjes ne kohen e duhur per te shpetuar makinen nga zjarri. Autoret kane arritur te largohen duke u ndaluar vetem dy dite pasi kishte ndodhur ngjarja. Fillimisht u dyshua se krimi mund te kishte ndodhur per shkak te detyres se Xhelal Mziut si kryetar bashkie por sipas policise rezultoi se shkaku i ngjarjes ka qene nje konflikt pronesie. Mes kryebashkiakut dhe personave qe po tentonin ti digjnin makinen sipas policise kishte nje konflikt lidhur me nje gardh rrethues te shtepise se dy vellezerve Astrit dhe Klevis Halili. Dy vellezerit banues ne Kamze pothuajse ne te njejten lagje me Mziun pretendonin se ai u kishte demtuar gardhin e shtepise. Per tu hakmarre ata kane kerkuar edhe ndihmen e nje mikut te tyre banues ne Valias Ronald Mjeshtrit dhe kane zgjedhur erresiren per ti vene flaken makines por kane deshtuar ne momentin kur ka kaluar makina e policise prane tyre.
NDALIMI
Policia e Tiranes njoftoi dje zyrtarisht se ka shoqeruar dhe ka nisur procedim penal ne gjendje te lire ndaj tre te rinjve nga Kamza me akuzen e shkaterrimit te prones me zjarr mbetur ne tentative. Te ndaluarit jane vellezerit Astrit dhe Klevis Halili perkatesisht 25 dhe 26 vjec te dy me precedente penale i pari per vrasje te mbetur ne tentative dhe i dyti per armembajtje pa leje. Edhe miku dhe bashkepunetori i tyre 21-vjecari Ronald Mjeshtri banues ne Valias te Ri. Burime nga grupi hetimor thane se autoret qe po tentonin djegien e makines se kryebashkiakut te Kamzes u identifikuan te nesermen pas ngjarjes dhe u ndaluan 48 ore me vone. Pasi u shoqeruan ne Drejtorine e Policise se Tiranes dhe u moren ne pyetje nga oficeret e Antiterrorit 3 te rinjte u lane per hetim ne gjendje te lire. Edhe ata gjate deklarimeve pohuan te njejtat fakte qe kishte deshmuar para tyre i demtuari Xhelal Mziu.

ETLEVA DELIA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›