Tirane pronari perplas makinen e sekuestruar perdorej nga Prokuroria
TIRANE - Perplasja e dy makinave luksoze tip Tuareg ne pronesi te te njejtit person njera prej te cilave e sekuestruar ne cilesine e proves materiale dhe tjetra e rregullt ende nuk eshte sqaruar nese ishte nje incident i improvizuar apo nje aksident i rastesishem. Ngjarja ndodhi mesditen e djeshme ne nje lavazh ne rrugen Haxhi Hysen Dalliu e njohur si zona e Brrakes ne Tirane. Shoferi i Prokurorise se Tiranes me nje autorizim te prokurorit ka derguar makinen e sekuestruar ne lavazhin qe ndodhet vetem disa metra larg godines se Prokurorise me qellim qe ti nenshtrohej procesit te pastrimit. Shoferi eshte larguar duke i lene celesat e mjetit lavazhierit dhe kur eshte kthyer ka pare qe Tuareg-u ishte perplasur nga nje tjeter fuoristrade e te njejtes marke. Ketu ka nisur konflikti mes shoferit te Prokurorise lavazhierit dhe shoferit qe drejtonte Tuareg-un tjeter. shte dashur qe ne vendin e ngjarjes te shkoje prokurori qe kishte firmosur autorizimin dhe pronari i makines qe kishte shkaktuar demin qe rezultoi te ishte A.P. nje biznesmen i njohur ne Tirane ne pronesi te te cilit ishte edhe makina e sekuestruar nga Prokuroria. Aty ka nisur nje debat i ashper pasi biznesmeni pavaresisht se fuoristrada e tij ishte bllokuar qe ne dhjetor te vitit te kaluar sepse rezultoi e vjedhur ai kerkonte demshperblim. Burime nga policia thane se biznesmeni A. P. kerkonte demshperblim per te dy makinat e demtuara pasi sipas tij jane qe te dyja ne pronesi te tij. Ne vendin e ngjarjes kane shkuar sherbimet e Njesise se Qarkullimit Rrugor te Tiranes si dhe oficere te Antitrafiqeve. Policia tha se eshte shoqeruar per tu marre ne pyetje lavazhieri pasi dyshohet se incidenti ka qene nje ngjarje e improvizuar nga ai dhe pronari i dy mjeteve. Lavazhieri pretendon se ka qene duke levizur makinen e shoferit te Prokurorise duke e futur per ta lare. Nga ana tjeter personi qe drejtonte makinen e A. P. pretendon se makina e sekuestruar ka qene duke levizur indietro. Makina e bllokuar nga Antitrafiqet ne muajin dhjetor eshte transportuar fillimisht drejt Komisariatit te Policise Rrugore me pas eshte rikthyer ne Prokurori ku qendronte prej dy muajsh ne cilesine e proves materiale. e.d