E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantet Papandreu Paketa per legalizimin

/ /

Mijera emigrante shqiptare qe muajt e fundit ndodheshin ne nje situate pasigurie per shkak te vendimeve refuzuese per rinovimin e lejes se qendrimit tashme mund te shpresojne se problemi i tyre do te zgjidhet. Sipas korrespondentit te BBC ne Athine Robert Goro qeveria greke po pergatit paketen e masave ne ndihme te kesaj kategorie emigrantesh qe do te shpallen brenda dhjete diteve te ardhshme. Keshtu eshte vendosur ne nje mbledhje te drejtuar nga kryeministri grek Jorgos Papandreu te henen pasdite. Sipas agjencise zyrtare te lajmeve ANA kryeministri ka porositur ministrin e brendshem dhe ate te punes qe brenda dhjete diteve ti paraqesin nje pakete masash qe do te hyje menjehere ne fuqi. Burime qeveritare kane theksuar se masat do te zbatohen vetem per emigrantet qe ndodhen prej vitesh ne Greqi dhe kane pasur status te ligjshem e jo per emigrantet e paligjshem qe kane hyre ne vend pas zbatimit te vales se fundit te legalizimit ne vitin 2005.
Mesohet se mbledhja kishte me teper karakter keshillimor mbi propozimet e paraqitura ku dominon ai per reduktimin e numrit te diteve te sigurimeve shoqerore. Deri me tani qe nje emigrant te rinovoje lejen dyvjecare te qendrimit i nevojiten rreth 200 dite sigurimi.
Por ne kushtet e krizes se thelle qe ka perfshire prej dy vjetesh Greqine ata kane humbur vendet e punes apo u eshte reduktuar ndjeshem orari me rezultat te mos plotesojne as numrin e detyrueshem te siguracioneve por as te ardhurat e domosdoshme per bashkimin familjar. Kjo ka sjelle si pasoje qe ata te mos rinovojne dot lejen e qendrimit ndersa ne zbatim te legjislacionit u eshte eshte derguar nje leter qe i njofton se duhet te largohen brenda nje muaji nga Greqia. Ne fakt shume prej emigranteve te kesaj kategorie nuk jane larguar dhe vazhdojne te qendrojne ne Greqi me nje status te paligjshem qe perben rrezik per te ardhmen e tyre. Behet fjale per njerez familjare qe ne nje fare menyre e kane ndertuar tashme jeten e tyre kane shkolluar femijet dhe me kryesorja nuk kane asnje perspektive kthimi ne atdhe.
Shumica e tyre jane te moshes 50-60 vjec qe ose nuk perfitojne asnje lloj pensioni ose kane nje pension te pamjaftueshem edhe per te siguruar minimumin e jeteses ne vendlindje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›