Beograd, 8 të arrestuar në protestën kundër NATO-s
BEOGRAD- Nacionalistët serbë janë përleshur me policinë gjatë protestave kundër konferencës së NATO-së që në Beograd.
Mediat serbe njoftojnë se janë arrestuar 8 persona.
Qindra persona janë tubuar një ditë më parë në dy protesta të ndara, për të kundërshtuar konferencën e NATO-s që hap punimet sot në Beograd.
Protestuesit kanë brohoritur sllogane kundër qeverisë së Serbisë dhe denonconin aleancën ushtarake perëndimore.
Shumë serbë kundërshtojnë hapur NATO-n për shkak të fushatës së saj bombarduese të vitit 1999 në Kosovë, e cila i dha fund kontrollit të Serbisë mbi Kosovën.
(s.g/europaelire/Balkanweb)