E Shtunë, 31 Tetor 2026

ESI: BE e ngadaltë për vizat me Shqipërinë

SHBA- Komisioni Evropian është kritikuar se po vepron me ngadalësi në vlerësimin e kritereve për të lejuar Shqipërinë që të ketë regjim pa viza me vendet e Shengenit brenda këtij viti. Organizata studimore, Nisma Evropiane e Stabilitetit (ESI), thotë në një reagim të saj pasi misionet vlerësuese të Komisionit kanë përfunduar këto ditë vlerësimin e kritereve nga Shqipëria, se kalendari i Komisionit "sugjeron se kur është fjala për çështje 'urgjente' aplikohen standarde të dyfishta për vende të caktuara në Ballkan". "Nuk ka asjë arsye të qënësishme për vonesë, përveçse mungesë vullneti politik," thotë një njoftim i ESI-t.

Drejtoresha e projektit të vizave Shengen në ESI, Alexandra Stiglmayer, thotë në një intervistë për BBC-në se, nëse Komisioni do ta përshpjetonte punën e tij, do të mundej që të bënte rekomandimin për Shqipërinë në kohë për t'u aprovuar nga Parlamenti Evropian para verës së ardhshme.
“Komisioni, bazuar në raporte të mara nga qeveria shqiptare, e ka ditur afërsisht se cila ka qenë gjendja, dhe ky mision ka shkuar atje thjesht për të verifikuar në terren, se si është gjendja. Pra, bazuar në këtë, Komisioni do të bëjë tani një vlerësim të përgjithshëm dhe të rekomandojë udhëtim pa viza për Shqipërinë, ose, në rastin më të keq, të rekomandojë udhëtim pa viza me kushtin që të zgjidhet në muajt e ardhshëm ndonjë çështje që mund të ketë mbetur pa u zgjidhur” – deklaron Stiglmayer.

Drejtoresha e projektit të vizave Shengen në ESI, Alexandra Stiglmayer e pyetur se a ka njëmungesë vullneti politik nga ana e BE për këtë cështje ka deklaruar se: “Nuk mendoj se është domosdoshmërisht mungesë vullneti politik nga ana e të gjithë BE-së, por për momentin është Komisioni që po punon shumë ngadalë. Unë vetëm mundem të spekuloj për arsyen pse. Nuk mendoj se ka qëllim për të punuar ngadalë, por këta njerëz duan të kenë sa më shumë kohë që të jetë e mundur në dispozicion për të bërë punën e tyre. Ata nuk duan të bëjnë premtime të shpejta. Ne besojmë, megjithatë, se ndërsa Këshilli dhe vendet anëtare thonë se kjo është një çështje prioritare, atëhere ka vullnet politik për ta bërë këtë sa më shpejt. Dhe ne mendojmë se vitin e shkuar pati një vullnet politik për t'i dhënë disa vendeve të caktuara regjim pa viza, dhe si rrjedhim disa gjera u bënë shumë shpejt” – thekson drejtoresha e ESI.

Në lidhje me gjendjen politike të krijuar në Shqipëri, se sa do të ndikojë ajo në vendimin që do të merret nga Komisioni, zonja Alexandra Stiglmayer ka thënë se nuk përbën problem për heqjen e vizave, pasi nuk ka qenë ndonjëherë kriter që duhet plotësuaqr ose jo.
“Ne e dimë se disa vende anëtare kanë filluar tashmë të thonë se ndoshta nuk është mirë që t'i jepet Shqipërisë udhëtim pa viza gjatë kësaj periudhe të një bllokimi politik. Kjo është e gabuar, sepse procesi ka qenë shumë teknik. Vendet anëtare kanë thënë: "Ja ku janë këto 50 a më shumë kushte, kur ato të jenë plotësuar atëhere vendi meriton udhëtim pa viza". Pra, futja tani në lojë e problemeve politike, nuk ka qenë ndonjëherë kriter, kështu që nuk duhet të ndodhë” – u shpreh ajo.

Alexandra Stiglmayer e ka vlerësuar kohën kur Komisioni Evropian do të marrë një vendim për Shqipërinë sit ë ngadaltë, duke theksuar se të paktën në gjysmën e muajti masras ata duhet të dalin me një vendim.
“Ata kanë thënë se do ta japin vlerësimin e tyre në mesin e muajit prill, por kjo është tepër vonë. Sikurse e thashë, misioni i fundit vlerësues e përfundoi punën e tij javën e shkuar, dhe ne shpresojmë se ekspertët do ta paraqesin raportin e tyre para Komisionit sa më shpejt që të jetë e mundur. Dhe është plotësisht e mundur që ta shkruash një raport të tillë brenda një jave apo dy. Pra, nëse Komisioni e merr këtë raport nga mesi i marsit, atëhere Komisioni duhet të përpiqet ta shkruajë raportin e tij të përgjithshëm deri nga fundi i marsit, që është gjithashtu e mundur që të shkruash një raport për dy vende brenda dy javësh. Dhe kjo do të lejonte që të gjitha hapat e tjera të merren pak më herët, që do të thoshte që Shqipëria, ashtu edhe Bosnia, të kishte regjim pa viza para” – përfundon Stiglmayer.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›