E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet në Korcë, përmirësohet situata

KORCE- Niveli i ujit në fushën e maliqit ka pësuar rënie por harta e përmbytjeve vijon të jetë shqetësuese. Mbi 2000 hektarë tokë në Sovjan është ende e mbuluar nga uji që tashmë ka dëmtuar të mbjellat .

Për banorët e kësaj zone të cilët prej vitesh nuk janë përballur me përmbytje të tilla, situata është alarmante. Sipas banorëve , zgjidhja e vetme për ti dhënë fund përmbytjeve është thellimi i lumit Devoll.

Hapja e disa kanaleve kullese ka bërë që niveli i ujit të ulet pjesërisht në disa zona.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›