Beograd, nis gjyqi për vrasjen 48 civilëve shqiptarë
Beograd-Sot vazhdon gjyqi në Beograd, kundër shtatë të akuzuarve për krimet e kryera në Suharekë gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999. Gjykimi për vrasjen e 48 civilëve shqiptarë, anëtarë të familjes Berisha, ka filluar me 3 tetor të vitit 2006. Gjykata për krime lufte, do të shqyrtojë akuzat e ngritura mbi serbët e përfshirë në këtë ngjarje. Për këtë vepër kriminale janë akuzuar ish-zyrtarë policorë dhe policë që kishin shërbyer gjatë asaj kohe në Suharekë.