Prishtinë, 7 zyrtarë pezullohen për korrupsion
Prishtinë -Shtatë zyrtarë të lartë në qeverinë e Kosovës, akuzohen për korrupsion. Raporti i Agjencisë Kosovare kundër Korrupsionit, ka bërë të ditur se 7 zyrtarë janë pezulluar të hënën në mbrëmje, menjëherë pasi kryeministri Thaçi kishte urdhëruar ministritë përkatëse për marrje masash ndaj të dyshimtëve për korrupsionin. Të pezulluarit nga MSHP-ja janë Hajdin Ramadani, koordinator i Reformës se Administratës Publike dhe Hysni Krasniqi, drejtor i Departamentit të Prokurimit.
Ndërsa në Ministrinë e Shëndetësisë janë pezulluar dr. Ilir Tolaj, ish-sekretar i përhershëm dhe dr. Ilir Rrecaj, ish-ushtrues detyre i sekretarit të përhershëm edhe pse këta dy ka kohë që janë shkarkuar nga detyra. Kurse jo zyrtarisht merret vesh se janë suspenduar edhe Afrim Frrokaj, kryesues i Zhvillimit Rural, dhe Gani Koliçi – që të dytë nga Ministria e Bujqësisë.
Ndërkaq i pezulluar nga Policia e Kosovës është Mustafë Kllokoçi, i cili në fakt ishte suspenduar disa kohë më parë nga policia. Urdhrin për këto suspendime e kishte dhënë kreu i Qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi, pas publikimit të raportit të Agjencisë Kosovare kundër Korrupsionit sipas të cilit ka shumë zyrtarë qeveritarë të përfshirë në korrupsion. Megjithatë sipas raportit të Agjencisë Kosovare kundër Korrupsionit janë 113 zyrtarë që dyshohen për korrupsion.
Sipas raportit për 2008, në krye të listës të institucioneve prej 53 rasteve që janë përcjellë në prokuroritë përkatëse, prijnë qeveria dhe gjykatat. Në raportin 40 faqesh thuhet se situata në ndërmarrjet publike sa u përket rasteve korruptive nuk ka ndryshuar.
Shefi i Agjencisë Kosovare kundër Korrupsionit, Hasan Preteni ka bërë të ditur se ka zyrtarë, të cilët vazhdojnë të mos e deklarojnë pasurinë, gjithashtu probleme kanë edhe me komunat prej të cilave vetëm 4 prej tyre kanë bashkëpunuar me këtë institucion. /ktv/start/