KF0R projekte të reja në fshatrat e Prishtinës
Prishtinë - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa dhe komandanti i brigadës shumëkombëshe të KFOR it, për regjionin e Prishtinës Kyosti Halonen gjatë një takimi vlerësuan se gjendja e sigurisë në komunën e Prishtinës është e kënaqshme. Në këtë takim u bisedua edhe formimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe për përkrahjen që i ka dhënë KFOR i komunës së Prishtinës, duke i mbështetur shumë projekte për bizneset e vogla dhe të mesme etj. Takimet midis kryetarit Mustafa dhe komandantit Halonen do të jenë të rregullta, ku do të diskutohen çështjet me rendësi, dhe në veçanti do të punohet konkretisht për realizimin e një sërë projektesh që ka planifikuar KFOR i t'i realizojë gjatë këtij viti, në fshatra të ndryshme të Prishtinës, për të lehtësuar jetën e qytetarëve. Prioritet për projekte që do të mbështeten nga KFOR i, do përcaktohen bashkërisht, dhe do bëhen të ditura në takimet e radhës. "Bashkëpunimi i derishëm me ju, ka qenë shumë rëndësishëm, dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen, ku presim që gjatë këtij viti t'i realizojmë shumë projekte së bashku në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në këtë komunë", u shpreh Halonen.QIK