Kosovë, rritet numri i vetëvrasjeve
Prishtinë - Numri i vetëvrasjeve në Kosovë është kthyer në një shqetësim të vërtetë për autoritetet e Prishtinës. Pavarësisht popullsisë së vogël, gjatë vitit të kaluar vetëm në Prizren numërohen plot 14 raste të tilla. Gjatë një conference për shtyp zëdhënësi i Policisë së Kosovës Arbër Beka u shpreh se përveç rasteve të vitit të kaluar, për një muaj e gjysme të këtij viti 5 raste. Ky fenomen shqetësues shënon rritje edhe në shkallë vendi, tha zëdhënësi, Beka. Sipas tij, kushtet e rënda ekonomike janë arsyet kryesore. Janë shumë faktorë të cilët ndikojnë që një person të kryejë vetëvrasje. Por sipas Shukrie Statovcit, psikologe në QKUK, janë faktorët biologjikë, psikologjikë dhe socialë që ndikojnë dukshëm në fenomenin e vetëvrasjeve, ndërsa kohëve të fundit kjo dukuri prek më tepër rininë.