E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pemët te rruga e Elbasanit, Agjencia Rajonale e Mjedisit: Prerja me leje

Kryetari i Agjencisë Rajonale të Mjedisit, Sokol Lekaj, ka reaguar ne nje deklaratë për mediat në lidhje me akuzat e bëra per moszbatimin e pikave për rikonstruksionin dhe zgjerimin e rruges se Elbasanit dhe prerjen e pemeve në kete rrugë.
 

Sipas Lekaj gjoba ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve për prerjen e pemëve nuk u vendos sepse kanë kryer procedurat e lejes mjedisore brënda një dite dhe përsa i përket pemëve të prera, Lekaj tha se do të zëvendësohen me pemë te reja.
 

Gjithashtu Kryetari i Agjensisë Rajonale të Mjedisit sqaroi edhe pika të tjera, të cilat sipas tij po plotësohen me përpikmëri, si rasti i menaxhimit të mbetjeve, ku sipas Lekaj bëhet në vendgrumbullimin e caktuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›