Beogradi: S'kemi nisur bisedime me EULEX-in
Zyrtarët e Beogradit kanë mohuar të ketë çfarëdo lloj bisedimesh me EULEX-in për kthimin e gjyqtarëve serbë në Gjykatat e Kosovës.
Slobodan Homen, sekretar shteti në Ministrinë e Drejtësisë ka thënë se Beogradi është duke kërkuar së pari të përmbushen disa kushte të caktuara më parë se të fillojnë bisedimet për kthimin e gjyqtarëve serbë në Gjykatat e Kosovës. Ai thotë se para fillimit të çfarëdo bisedimeve Qeveria e Serbisë po kërkon nga EULEX-i që ti jap përgjigje në disa pyetje qenësore.
"Para se gjithash cilat dispozita to të zbatohen në gjykata, ato që vlejnë në Serbi, të UNMIK-ut që janë zbatuar nga viti 1999, apo eventualisht dispozitat e Qeverisë së Kosovës, që për ne janë plotësisht të papranueshme" ka sqaruar Homen. Ai ka paralajmëruar se nga 1 janari i vitit të ardhshëm Ministria e Drejtësisë e Serbisë do ta formojë gjykatën themelore, gjykatën e lartë dhe gjykatën për kundërvajtje në Mitrovicë dhe ato do të jenë gjykata amë për të gjithat degët në territorin e Kosovës.