Berluskoni përfshihet sërish në skandal

Një tjetër skandal po godet kryeministrin Italian, Silvio Berluskoni. Gazeta "L'Esspreso" njofton se ka një incizim ku kryeministri italian i thotë mikeshës ta presë te shtrati i Putinit, në vilën qeveritare në Romë. 'Me shtrati i Putin', Berluskoni i referohet krevatit ku ka fjetur gjatë një vizite në Itali, ish presidenti dhe kryeministri rus. Regjistrimet audio janë realizuar nga një prostitutë, ndërkohë që Berluskoni nuk e ka mohuar takimin me të, por nuk ka pranuar ta ketë paguar. Kryeministri italian, u përfshi në një skandal disa kohë më parë kur e shoqja deklaroi publikisht se Berluskoni kishte partnere minorene.