EULEX hedh poshtë deklaratat e Beogradit
EULEX-si hedh poshtë deklarimet e Beogradit se nuk ka nisma për bisedime me Prishtinën. Shefi i Zyrës për informim i këtij misioni, Christophe Lamfalussy tha të martën se mund të thuhet se bisedimet teknike kanë filluar që në muajin mars, me vizitën e shefit të EULEX-it Yves de Kermabon në Beograd. "Po ne kemi bisedime që nga marsi, kur shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, ka shkuar ne Beograd. Ajo ka qenë një nisje e një numri të bisedimeve për çështje teknike ne nivel të komponentëve te cilat janë, doganat, drejtësia dhe policia. Ne jemi në fazë të vazhdimit të këtyre bisedimeve, në çështje të ndryshme dhe ne do të dëshironim të nënshkruanim tri protokolle për doganat, drejtësi dhe polici me Beogradin", ka thënë Lamfalussy për Radio Kosovën.
Zyrtarë të EULEX-it ka thënë se paraprakisht i kanë njoftuar edhe autoritet e Prishtinës për këto kontakte me Beogradin. Ndërkaq, Sllobodan Homen, sekretar i shtetit në Ministrinë serbe të Drejtësisë, ka përgënjeshtruar këto bisedime duke thënë se para fillimit të bisedimeve Beogradi kërkon nga EULEX-i që të japë përgjigje në disa çështje thelbësore.