E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë/Sulmojnë patrullën e policisë, arrestohen dy serbë

Dy serbë, të cilët nuk zotëronin dokumente identifikimi, janë arrestuar në rrugën Mitrovicë-Prishtinë pasi sulmuan patrullën e policisë, duke i shkaktuar lëndime të lehta një polici.
Identifikimi i të ndaluarve është bërë në stacionin e policisë së qytetit të Vushtrisë. Me urdhër të prokurores komunale, njëri nga serbët, i moshës 29-vjeçare, është liruar, ndërsa tjetrit, 55-vjeç, i është caktuar ndalim policor deri në përgatitje të një padie penale dhe dërgimin e tij para gjykatës. Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicë njoftoi se pjesëtarët e policisë ishin sulmuar dje pasdite ndërsa kryenin detyrën në një pikë kontrolli.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›