Gruevski vizitë zyrtare në Serbi

Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski do të zhvillojë nesër një vizitë njëditore zyrtare në Republikën e Serbisë, ku do të takohet me homologun e tij serb, Mirko Cvetkoviç, kryetaren e Parlamentit, Sllavica Gjukiç-Dejanoviç dhe me presidentin, Boris Tadiç.
Gjatë vizitës së Gruevskit parashikohet nënshkrimi i Marrëveshjes për Bashkëpunim Ekonomik dhe Programi për Bashkëpunim Kulturor me Republikën e Serbisë. Gjatë vizitës, kryeministri maqedonas do të vizitojë edhe Dhomën serbe të Tregtisë, ku do të marrë pjesë në një forum me biznesmenë nga Maqedonia dhe Serbia.
Gruevski do të takojë edhe përfaqësues të pakicës maqedonase në Republikën e Serbisë.