E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sëmuret sekretari i NATO-s Shefer

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer, është ndjerë keq gjatë një ceremonie, në një park në qendër të Brukselit, me rastin e festës kombëtare belge, pak ditë para përfundimit të mandatit të tij. Zëdhënësi i NATO-s, Xhejms Apaturai, tha se Schefer ka pasur një bllokadë të vogël në një arterie, e cila tani është liruar, por që do të mbetet nën vëzhgimin e mjekëve edhe për disa ditë. Scheffer, mandati i të cilit përfundon në fund të muajit korrik, ka zhvilluar shumë udhëtime gjatë javëve të fundit për të përshëndetur autoritetet e 28 vendeve anëtare të Aleancës Atlantike. Pasardhësi i tij do të jetë kryeministri danez, Anders Fogh Rasmussen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›