E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha kundër spotit të PS: Sbëjmë vetëm rrugë, por do bëjmë sërish rrugë

berisha-rruge

Elbasan- Kryeminsitri Sali Berisha, ndërsa ka vijuar fushatën elektorale me përurimin e një rruge në Gramsh, i është përgjigjur një sporti elektoral të opozitës e, cila ironizon premtimet e tij vetëm për rrugë.  PS ka paguar një spot televiziv që e tregon Berishën që flet vetëm për rrugë, ndaj dhe kryeministri ka gjetur rastin të thotë se premtimet e tij nuk janë vetëm rrugët, e aq më shumë rruga e rrënimit, sic thotë spoti i opozitës.  Ata të cilët përpiqen tiu mashtrojnë dhe tu thonë se Berisha nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka ndërtuar rrugë. Unë dua tu them se projekti i rrugëve është më madhori, sepse kam gjykuar dhe gjykoj që qytetarët duhet të jenë kudo të barabartë. Projekti ynë nuk është vetëm rrugë, por edhe shkolla. Kemi ndërtuar ujësjellësa, do bëjmë gjithçka për të furnizuar 24 orë me ujë familjet tuaja. Do bëjmë gjithçka për vendosjen e sistemeve të kanalizimeve,- deklaroi kryeministri.

Duke përuruar  rrugën Drizë-Porocan, shefi i ekzekutivit ka premtuar zgjerimin e rrjetiti te rrugëve të asfaltuara, ndërsa u shpreh se shumë shpejt do të përfundojë edhe tuneli Tiranë-Durrës, i cili sipas tij, do të sjellë shumë avantazhe për Elbasanin.

Do të bëjë të mundur që banorët e këtyre fshatrave të nxjerrin prodhimet prodhimet e tyre shumë me lehtësi në tregun e Gramshit, Elbasanit dhe shumë shpejt edhe në tregun e Tiranës, 20 minuta nga Elbasani. Rruga është një investim prej 331 milionë lekë dhe bën të mundur realisht zhvillimin e të gjitha potencialeve të kësaj zone. Në rrethin e Gramshit kemi investuar dhe do investojmë derisa të asfaltohet edhe kilometri i fundit i rrugëve të këtij rrethi- tha kryeministri.

Ai u është kundërpërgjigjur edhe akuzave të opozitës, duke thënë se projekti i qeverisë nuk janë vetëm rrugët, por edhe ndërtimi i shkollave, ujësjellësave etj.

Më tej ai ka folur edhe për integrimin e Shqipërisë në NATO apo heqjen e vizave, të cilët sipas tij u kundërshtuan nga opozita, duke thënë se ata janë simbol i bllokimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›