Kontestohet ish-kreu i Parlamentit te Italise
Ndersa pritej sot rekordi per kalimin me not te Adriatikut nga Massimo Voltolina prezenca e ish-parlamentares Irene Piveti nuk eshte pritur me dashamiresi nga perfaqesues te Shoqates se Familjareve te Viktimave te Otrantos. Ish-zyrtarja italiane sot perfaqesuese e nje shoqate jofitimprurese qe ndodhej ne Vlore per te pritur mberritjen e notarit italian ka marre takime me prefektin e Vlores dhe kreun e Dhomes se Tregtise. Por i paparashikuar ka qene per te takimi me perfaqesues te Shoqates se Otrantos. Tre perfaqesues te saj kane pritur para Dhomes se Tregtise mberritjen e Pivetit. Ti je antishqiptare dhe nuk je e mirepritur ne token tone tha ne emer te shoqates kryetarja e saj Pushime Cala. Ardhja jote ketu ka helmuar token shqiptare dhe zemrat tona. Vetem tri dite para se te mbytej Kateri i Rades ti kerkove te mbyten shqiptaret dhe ne sot kerkojme te pakten ti pergjigjesh pyetjes se pse i urren kaq shume shqiptaret. Ne i nderojme miqte kemi miq italiane por ty jo. Ti je antishqiptare dhe prezenca jote na risjell kujtimet e te afermve te mbytur per me shume se 20 minuta kane debatuar familjaret e te mbyturve te Otrantos me Irene Pivetti-n per ceshtjen e te mbyturve. Ne momentin e ndarjes Pivetti ka kerkuar te takohet perzemersisht me familjaret e Otrantos por kjo gje eshte refuzuar nga ata duke mos ia dhene doren. Pas kesaj ka nderhyre per te zbutur situaten edhe konsulli i Italise ne Vlore Sergio Strozzi i cili ka shoqeruar per gjate gjithe dites Irene Pivettin por dhe theniet e konsullit nuk kane ndikuar ne zbutjen e situates.
Pivetti ka pritur qetesisht perballjen ndersa ka kujtuar se tashme shume kushte kane ndryshuar. Ajo shpjegoi marredheniet e saj miqesore me Shqiperine si dhe interesimin per te nderkohe qe kembenguljes se perfaqesueses shqiptare i eshte pergjigjur me pas duke kerkuar deri ndjese.