E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beogradi lobon tek Obama për ndarjen e Kosovës

Diplomaci

Përfaqësuesja e serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviç, duke u thirrur në burime ndërkombëtare, ka deklaruar se Beogradi zyrtar po lobon në mënyrë të përshpejtuar në qarqet ndërkombëtare për ndarjen e Kosovës. Ky lobim, siç ka thënë Trajkoviç në një intervistë për revistën “Press”, kryesisht është fokusuar drejt SHBA-së. Realiteti i jetës së serbëve në Kosovë, sipas Trajkoviçit, tregon se Beogradi zyrtar është duke ndjekur dy politika, një për veriun e Kosovës dhe një tjetër për jugun e saj.

Trajkoviç ka thënë se lobimi po zhvillohet drejt kabinetit të Presidentit amerikan. “Sipas njohurive të mia, këtë projekt Serbia është duke u përpjekur ta jetësojë nëpërmjet kabinetit të Presidentit amerikan, Barack Obama”, transmeton “Telegrafi” fjalët e Trajkoviçit.

E pyetur se kush nga Beogradi është duke lobuar për ndarjen e Kosovës, ajo nuk ka dashur të përgjigjet, por ka thënë se Serbia kurrë nuk ka hequr dorë nga një politikë e tillë.

Madje, ajo ka kujtuar një rast kur disa vite më parë ka qenë për vizitë në SHBA dhe në kabinetin e nënpresidentit të atëhershëm amerikan, Dick Cheney, kishte dëgjuar se Koshtunica, i cili ishte pritur një ditë më herët nga Cheney, i kishte ofruar atij “njohjen e territorit poshtë Ibrit, për territorin mbi Ibër.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›