E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beogradi ofron përdorimin e dy vulave

Nga Express më 15 gusht 2011 në ora 11:29

Ekipi negociator serb ka një propozim të ri për zgjidhjen e problemit të vulave doganore, i cili më 5 shtator në Bruksel do të vihet në tryezën e bisedimeve.

Kanë mbetur më pak se tri javë deri në raundin e ri të bisedimeve të Beogradit dhe Prishtinës, në gjetjen e kompromisit dhe pala serbe thotë se është e gatshme të shkojë një hap më tutje.

Siç mëson jozyrtarisht gazeta "Blic", e Beogradit, ekipi negocator i Beogradit do të propozojë që në pikëkalimet kufitare të aplikohen dy vula.

”Është ideja që të ekzistojnë vulat e të dyja palëve. Njëra në të cilën do të shkruante ‘Dogana e Kosovës’, ose ‘Dogana Pejë, Mitrovicë, Prishtinë’ dhe të tjera në të cilën do të qëndronte ‘UNMIK - Kosovo - shërbimi doganor’, ka thënë për gazetën, një zyrtar i afërt me ekipin negociator të Beogradit.

Ai ka shtuar se pala serbe nuk do të pranojë vulën ‘Dogana e Republikës së Kosovës’. Veç kësaj vula tjetër, thotë i njëjti burim, do të ishte në përputhje me Rezolutën 1244.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›