Beogradi shtyp butonin “Vetëvendosja”
Ndoshta është fati i keq i popullit shqiptarë që në zhvillime të caktuara historike të jetë vetë ai që përmbys çdogjë. Duke lënë pas një periudhë gati gjysëm shekullore komunizmi apo edhe duke fshirë edhe vuajtjet historike të shqiptarëve, në ’91-shin “e famshëm” populli ynë, fatkeqësisht sikur të mos ishte ngopur me atë të kaluar të hidhur, vazhdoi sërish me të njëjtën tempo. Për të mos përmenduar më tej ngjarjet e viteve ’90, vëmë re se kemi arritur në vitit 2007 dhe asgjë nuk ka ndryshuar.
E ndoshta ne e kemi në gjak të qenurit agresiv. Kudo që gjendemi, duhet patjetër që të dëgjohemi, duhet patjetër që të hedhim një perde para syve që të mos shikojmë asgjë tjetër përveç asaj që kemi kokë. Në një çast kur jo vetëm shqiptarët e Kosovës, por edhe ata të Shqipërisë dhe mbarë diaspora iu gëzuan propozimit të Kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Marti Ahtisarit, Beogradi shtypi butonin e quajtur “Vetëvendosja” për t’i thënë arenës ndërkombëtare se shqiptarët nuk mund të vetëqeverisen e nuk mund të themelojnë një shtet të mirëfilltë. Veprimet e “Vetvendosjes” që çuan në humbjen e dy të rinjve kosovarë, nuk mund të shërbejnë për gjë tjetër veçse interesave të Beogradit që po bën të pamundurën për të penguar procesin në të cilin ka hyrë statusi final i këtij vendi të përvuajtur. Ndoshta është dëshira e mirë për ta arritur pavarësinë sa më parë, por duhet patjetër që të gjendet rruga dhe mënyra e duhur. Në këta ditë të nxehta që Kosova, Shqipëria dhe mbarë Ballkani po përjeton, duhet që ne si shqiptarë të mos nxisim asnjë lloj agresiviteti, që të tjerët ta përdorin kundër nesh. Edhe pse “Vetëvendoja” pretendon se nisi një protestë paqësore dhe dhuna u nxit nga policia, ajo që përjeton pasojat e saj është Kosova.
Albin Kurti, Veton Surroi, Agim Çeku, Fatmir Sejdiu, Hashim Thaçi dhe të gjithë emrat e politikës dhe lëvizjeve kosovare, kanë shansin më të mirë për të treguar se janë të gatshëm të mbajnë premtimet për një Kosovë multietnike, për një Kosovë ku gjithësecili mund të jetojë dhe mendojë lirshëm, për një Kosovë që ka qenë ëndërr për të gjithë shqiptarët pothuajse që prej një shekulli. Është koha që kjo klasë politike të sakrifikojë materializmin dhe interesat personale, duke vënë në plan të parë të ardhmen e vendit. Ndoshta është ky momenti kur Kosovës i duhen me të vërtetë burra të vërtetë shteti. Në zhvillimet që po jetojmë, duhet me patjetër që të harrohet çdo mëri e vjetër apo çdo mosmarrëveshje aktuale. Është koha kur të gjithë së bashku të mbushin themelet që Ahtisari po hedh. Por me sa duket, klasa politike e Prishtinës po e humb këtë shans.
Teksa ndiqja në televizor ngajrjet e fundit në Prishtinë, me dukej sikur mbarë bota po më shikonte mua si një njeri trazovaç. Fatkeqësisht, ne i njohim vetës shumë cilësi që nuk i kemi. Mikëpritja, bujaria, trimëria e shqiptarit tashmë duhet ti pranojmë që janë vetëm thënie mitologjike që ne ia përshtasim vetes por që askush nuk na i pranon. Përderisa ne nuk jemi të zotët që as në një moment kaq kritikë ti hapim derën dhe të përshëndesim atë e kemi pritur që prej kaq kohësh e kur bota po na thotë “Urdhëroni Kosovën që keni ëndërruar”, nuk mund të mendojmë se do të jemi ndonjëherë të zotët e vetës.
Nuk e di se çfarë pret Albin Kurti me shokët e tij nga propozimi i Ahtisarit. Sigurisht që ne jemi të etur për fjalën “Pavarësi”, sepse e kemi kërkuar dhe merituar që në momentin kur e humbëm Kosovën bijë. Por Ahtisari, nuk mund të shkonte dhe të thonte në mes të Beogradit “Kosova Eshtë e Pavarur”. Ai u shpreh në një mënyrë më diplomatike duke thënë se “Kosova do të ketë shtetin e saj”. Në një moment kur Grupi Negociator përshëndeti propozimin e Ahtisarit, në Prishtinë u përgatiten skenare vdekjeje për të cilët tashmë Kosova po derdh lot. Themelet e një shteti dhe pavarësia e tij, sigurisht që nuk mund të fitohen lehtë dhe në të shumtën e rasteve derdhet edhe gjak, por kësaj rradhe përgjegjësit e këtij skenari duhet të marrin mbi vetë përgjegjësitë e tyre.
Uroj që Kosova bijë, të mos marrë shembull Shqipërinë nënë, ku që prej 16 vitesh demokraci nuk po arrin dot të zgjedh ashtu siç duhet të zotin e shtëpisë. Uroj që shqiptarët e Kosovës, të kenë marrë mësim nga ngjarjet e turpshme të viteve ’90 në Shqipëri dhe nga politika e ulët dhe e panivel e Tiranës. Prishtinës zyrtare i duhet që të këtë mësuar shumë nga gabimet e pafalshme të Tiranës, që nuk po arrin dot ti presë udhën asnjë fenomeni të rrezikshmë për një shoqëri normale.