Feja në dritën e analizave sociologjike
"Çdo njeri ka të drejtën e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes e të fesë; kjo e drejtë nënkupton lirinë për të ndryshuar fenë ose bindjet, si dhe lirinë për të manifestuar fenë ose bindjet, vetëm për vetëm ose bashkërisht, si në publik ashtu edhe privatisht, nëpërmjet arsimit, praktikave, kultit dhe kryerjes se riteve."
Deklarata universale e të drejtave të njeriut, neni 18.
Kuptimi sociologjik i fesë
Fetë kanë qenë dhe janë të shumta e të llojllojshme. Për këtë arsye, sociologët e kanë të vështirë të formulojnë një përcaktim që t’i përfshijë të gjitha fetë. Që në fillim të shekullit XX, sociologu i shquar Emil Dyrhejm, arsyetonte se gjithçka, që i tejkalon kufijtë e dijeve tona, është bazë ose pikënisje e përvojës shoqërore - njerëzore, e cila quhet fe. Sipas tij, në periudha kohore të gjata njerëzit i kanë kuptuar dhe interpretuar objektet, ngjarjet dhe përvojat në dy mënyra që ndryshojnë shumë nga njëra - tjetra. Ajo çka është vlerësuar si profane përfshin të gjitha elementet e zakonshme të jetës së përditshme. Kurse ajo që Dyrhejmi e quante të shenjtë i referohet të jashtëzakonshmes, të mbinatyrshmes, e cila përgjithësisht u ngjall njerëzve një ndjenjë nderimi, respekti deri edhe frikë.
Meqenëse feja ka të bëjë me gjithçka, që gjendet përtej përvojës së përditshme, vlefshmëria e saj nuk mund të çmohet as nga arsyetimet e zakonshme dhe as nga shkencat. Feja është çështje besimi, që nuk ka nevojë tè mbështetet në prova shkencore.
Feja dhe forcimi i unitetit shoqëror
Feja ndikon në forcimin e unitetit të anëtarëve të shoqërisë nëpërmjet predikimit dhe kontrollit të zbatimit të vlerave dhe normave të njëjta. Në shoqëritë e thjeshta primitive, totemi ishte një simbol i dukshëm i një uniteti të tillë.
Fetë dhe zhvillimi i shoqërisë moderne
Fetë, drejtpërdrejt dhe tërthorazi, kanë ushtruar gjithnjë ndikim të rëndësishëm në ecurinë e zhvillimeve historike, shoqërore, ekonomike, politike kulturore etj.
Tipat e organizatave fetare
Të gjitha fetë kanë pasur ose kanë bashkësitë e veta të besimtarëve të organizuara në forma të ndryshme. Sociologu Maks Veber dhe historiani i besimeve fetare Ernest Troelç kanë bërë klasifikimin e parë të organizatave fetare, i ciii është plotësuar në proces nga studimet sociologjike bashkëkohore. Ne ditët tona janë më të përhapura këto tipa të organizatave fetare.
Organizatat fetare zyrtare
E.Troelç ka shkruar se organizatat fetare zyrtare janë të qëndrueshme dhe të mirintegruara brenda shoqërive të veta. Këto organizata janë dy llojesh: eklesia dhe dinominejshën, të cilat dallohen shumë nga njëra - tjetra, sidomos në marrëdhëniet me shtetin dhe organizma të tjera shoqërore.
Dinominejshëni
Dinominejshëni është organizatë fetare zyrtare, që nuk lidhet zyrtarisht me shtetin. Ajo, në përgjithësi është më tolerante sesa eklesia. Anëtarët e dinominejshëve iu përmbahen me rreptësi besimeve të tyre fetare. Por, ato e pranojnë pluralizmin fetar, njohin të drejtën e njerëzve të tjerë për të ndjekur besime, që ndryshojnë nga feja e tyre.
Organizatat fetare zyrtare në Republikën e Shqipërisë Kisha Katolike Shqiptare, Kisha Ortodokse Shqiptare, Komuniteti Mysliman Shqiptar dhe Komuniteti Bektashian Shqiptar, që veprojnë sot në vendin tonë janë dinominejshën, d.m.th. organizata fetare zyrtare të palidhura zyrtarisht me shtetin. Sipas të dhënave zyrtare të botuara, në vitin 1937 myslimanët përbënin rreth 69.3 për qind të popullsisë. Myslimanët shqiptarë ishin të grupuar në dy bashkësi të mëdha: synitë dhe bektashinjtë. Veç këtyre ekzistonin edhe disa sekte e urdhra mistike, që përgjithësisht kishin pak besimtarë. Në vitin 1937 besimtarët ortodoksë përfaqësonin rreth 20.4 % të popullsisë së shtetit shqiptar. Besimtarët katolikë përbënin rreth 10.2 % të popullsisë së shtetit shqiptar të vitit 1937. Pas Luftës së Dytë Botërore, si rrjedhojë e proceseve demografike komplekse, është rritur shumë numri i besimtarëve të feve kryesore. Megjithëkëtë, përpjesëtimet ndërmjet përqindjeve të tyre janë të përafërta me ato të vitit 1937.
Toleranca fetare e shqiptarëve dhe fetë si faktorë kundërasimilue
Si rrjedhojë e zhvillimeve historike komplekse, që nga shekulli XV deri në ditët tona, shqiptarët janë me përkatësi fetare katolike, ortodokse dhe myslimane. Në një gjendje të tillë socialfetare komplekse natyrshëm shtrohet pyetja: Si kanë ndikuar dallimet fetare në ecurinë e zhvillimeve politike, shoqërore, kulturore etj. të popullit tonë në rajonin e Ballkanit, të mbarsur historikisht me mosmarrëveshje dhe konflikte të shumëllojshme?
Pushtuesit e ndryshëm dhe qarqet politike kundërshqiptare të vendeve fqinje gjithnjë janë përpjekur të nxitin konfliktet fetare ndër shqiptarët, me qëllim që të lehtësonin realizimin e planeve të tyre për të mbajtur nën sundim ose për të copëtuar vendin tonë. Por shqiptarët, duke vënë kurdoherë idealin kombëtar mbi atë fetar, kanë punuar dhe luftuar së bashku pa dallim feje për çështjen e madhe të atdheut, të kombit. Në këto përpjekje të përbashkëta me armë e me penë, u farkëtua toleranca fetare, e cila është një nga vlerat më të vyera të kulturës tradicionale shqiptare. “Unë besoj se dihet gjithkund, - thekson Faik Konica, - që shqiptarët janë tolerantë për besimet e tjera dhe, ndoshta, ky është i vetmi vend në Evropë, ku nuk ka pasur luftëra fetare”.
Mjaft studiues shqiptarë dhe të huaj kanë argumentuar se fetë në Shqipëri kanë Iuajtur edhe një rol të rëndësishëm kundërasimilues. Për shekuj me radhë fetë katolike e myslimane kanë qenë nga faktorët shpirtërore më veprues kundër politikave pushtuese dhe shkombëtarizuese antishqiptare të ortodoksëve serbë e malazezë. Kurse popullsia shqiptare e besimit mysliman në krahinat jugore gjithnjë ka luajtur rol të rëndësishëm në luftë kundër përpjekjeve të vazhdueshme të qarqeve politike ortodokse greke, për aneksimin e tokave të Shqipërisë Jugore. “Islamizmi i shqiptarëve, - argumenton studiuesi i shquar italian Roberto M.Roka, - ka qenë një pritë kundër trysnisë së huaj, ashtu sikurse, më parë, pranimi i katolicizmit kishte qenë një mbështetje kundër greqizimit të ndihmuar nga ortodoksia bizantine”.