E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blerim Rexha në krye të bordit të AKP-së

(E plotësuar) Kuvendi i Kosovës, me 50 vota për dhe 5 kundër, ka emëruar kryesuesin dhe anëtarët e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Kryesues i bordit me mandat tre vjeçar është emëruar Blerim Rexha.

Anëtarë të tjerë të kësaj agjencie me mandat dyvjeçar janë emëruar Maja Millanoviq, Haxhi Arifi, Dardan Peja dhe Skënder Komoni.  Edhe në këtë votim nuk kanë marrë pjesë deputetët e VV-së e të LDK-së.

.....................
 Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Bedri Peci, anëtarë jo-ekzekutiv të Bankës Qendrore të Kosovës, pasi LDK-ja dhe Vetëvendosje bojkotuan votimin.

Peci u zgjodh me 48 vota të deputetëve. Ai pati kundërkandidat Skënder Kllokoqin dhe Arsim Bruçin.
Kuvendi i Kosovës tani duhet t’i propozoi presidentes Atifete Jahjaga miratimin e zgjedhjes së Pecit.

............................

 Përzgjedhja e  anëtarit jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, ka përplasur pozitën dhe opozitën ne Kuvendin e Kosovës. Deri sa po votohet për anëtarin-jo ekzekutiv të BQK-së, Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Lëvizja “Vetëvendosje” kanë lëshuar sallën. Ndërkohë në “ndihmë” pozitës u ka dalë AAK-ja, pasi që ka qëndruar në sallë, më qartës është siguruar edhe kuorumi i nevojshëm për votim.

Ismet Beqiri tha se LDK-ja nuk do të votojmë për ata që janë me librezë partiake. Prandaj, sipas tij, grupi parlamentar i LDK-së nuk do të rrinë në sallë.

Glauk Konjufca nga VV-ja, tha se në Kuvendin e Kosovës po tentohet që të instalohet një mentalitet që është i pa pranueshëm. “Ne nuk pranojmë që të jemi pjesë e këtij kuorumi, prandaj nuk rrimë në sallë”.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ardijan Gjini tha se partija e tij e ruan të drejtën e votës, sipas bindjes së tyre, prandaj nuk do e lëshojnë sallen.

Nga ana tjetër, shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, ka kërkuar nga opozita që mos të lëshoi sallën, në mënyrë që, sipas tij, kjo nuk është në zhvillim të vendit. “Se, a i plotësojnë kriteret a jo kandidatët, ne kemi vlerësuar se komisionet përkatëse na i kanë sjellë të gjitha kriteret që plotësojnë kandidate. Sido që të jetë, ne e respektojmë vullnetin e opozitës”, tha Grabovci

Ndërkohë që Kuvendi po voton me vota të fshehta.

 ................

Përzgjedhja e një anëtari jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, u zhvendos nga rendi i ditës, për tu diskutuar më vonë në Kuvendin e Kosovës. Ndonëse partitë opozitare ishin kundër ndryshimit të renditi të ditës, propozimi i grupit parlamentar të PDK-së mori votat e nevojshme.

Ndërkohë që me kërkesë të deputetit Bekim Haxhiu nga PDK-ja, dhe Vjollca Krasniqi nga LDK-ja, në kuvend është duke u zhvilluar një debat për gjendjen e sportit kosovar.

Deputeti Haxhiu tha se sporti kosovar është margjinalizuar gjatë dy dekadave të fundit. Ai tha se duhet të bëhen ndryshime urgjente në sferën sportive.

Ndërsa deputetja e LDK-së, Vjollcë Krasniqi tha se federatat e sportit në Kosovë janë të varura nga Ministria e Kulturës Rinisë e Sportit. Ajo ka kërkuar pavarësi financiare për këto federate.

Deputetët thanë se mungesa financiare dhe mungesa e infrastrukturës sportive janë elementet kyçe që po ndikojnë në zhvillimin negativ të sportit në vend. Atë kanë kritikuar që në kohën kur po diskutohet për sportin, në kuvend nuk ishte i pranishëm edhe ministri i Kulturës dhe sportit Memli Krasniqi. Por deputetja e PDK-ës, Blerta Deliu tha se ministri Krasniqi është në Gjermani, ku ka shkuar për të marr disa artefakte.

Ndërkaq, Sabri Hamiti duke folur për gjendjet e sportit kosovar në tërësi dhe futbollin në veçanti si sportin më popullor ka thënë :
“Sporti është përfaqësim i fortë politik , prandaj Kosova sot duhet të luftojë që organizatat e saj sportive të hyjnë në organizatat ndërkombëtare, dhe jo një ditë të thojnë jemi shtet e të hyjmë ne UEFA e të dytën ditë të thojnë dojmë ligë të përbashkët nacionale, këto të dyja nuk shkojnë së bashku”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›