E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqaj: Integrimi ekonomik merr kohë

Kosova ka kapacitete për të hyrë në marrëveshje tregtare me Bashkimin Europian, por fillimisht duhet të përmirësohet bilanci tregtar, sistemi doganor të shtrihet në tërë vendin, si dhe të luftohet ekonomia joformale. Duke pasur parasysh këto probleme, ekspertë të ekonomisë vlerësojnë së integrimi ekonomik i Kosovës në BE është një çështje që do të marrë kohë.

Ministri i Integrimeve, Besim Beqaj, thotë se ky hap tregon që Kosova është përkushtuar për t’u integruar në ekonominë evropiane. Megjithatë, Beqaj thekson se Kosovës i duhet ende kohë për të hyrë në këto marrëveshje.

“Kosova ka kapacitete për të hyrë në këto marrëveshje tregtare, por është kapaciteti ekonomik i integrimit të Kosovës në Unionin Europian, që gjithsesi duhet të adresojë të gjitha çështjet prej ambientit të biznesit, konkurrencës, aspekteve të prokurimeve deri në atë që quhet parashikueshmëria afariste”, tha Beqaj.

Sfida kryesore me të cilën do të përballet Kosova në këtë proces, sipas Beqajt, është parapërgatitja teknike, por sfida më e madhe është ngritja e kapacitetit ekonomik që mund t’i bëjë ballë edhe konkurrencës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›