E Diel, 1 Nëntor 2026

Jaka: Mirëpresim investimet malajzeze në Shqipëri

Shqipëria është një treg i hapur mikpritës për investime, teknologji dhe përvojë nga Malajzia. Kjo është theksuar në takimin që ish- kryeministri malajzian dhe grupi i biznesit që e shoqëronte atë kanë patur me drejtues dhe anëtarë të dhomës së tregtisë së Tiranës. Nikolin Jaka, kreu i dhomës së Tiranës u ka bërë të ditur anëtarëve të delegacionit malajzian ndryshimet ligjore probiznes të bëra në Shqipëri.

“Mendoj se vizita juaj sot dhe pas takimeve që keni patur me dejtuesit më të lartë të qeverisë kërkon një prezantim të resurseve tona për të investuar këtu. Mendoj dhe ju ftoj sinqerisht të bëni atë çka është bërë në vendin tuaj duke sjellë eksperiencën tuaj dhe duke investuar në një terren të përshtatshëm” tha Jaka.

“Unë sot këtu nuk flas zyrtarisht pasi nuk jam më kryeministër. Por unë jam shumë i interesuar që bashkëpunimi mes vendeve tona të jetë sa më i frytshëm. Ne vijmë këtu me dëshirën për të investuar dhe mundësitë për ta bërë këtë egzistojnë” tha Mohamed.

Ish- kryeministri i Malajzisë, Mohamed që po zhvillon një vizitë në vendin tonë, pas takimeve me personalitetet e larta të vendit ndalesë të rëndësishme kishta bashkëbisedimin me sipërmarrës, të cilët e garantuan atë për bashkëpunim.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›