Beqaj: Me tifozet jemi me te forte se Hungaria
Aranit Muraci
Portieri i kombetares sone, Arjan Beqaj eshte kthyer 100% ne forme dhe do te mbroje porten kuqezi, ndaj Hungarise. Beqaj ishte i demtuar ne ndeshjen e kaluar ndaj Maltes. Ne kater ndeshjet e para eliminatore te Kupes se Botes "Afrika e Jugut 2010", porta e mbrojtur nga portieri Beqaj eshte thyer ne Hungari, nga kundershtari i radhes, perballe se ciles portieri thote se do te jete nje sfide, qe kerkon edhe nje fare hakmarrjeje, per te vetmen humbje qe kemi pesuar deri tani. "Para ndeshjes, ne shohim si avantazh fushen dhe tifozet", - thekson per "Koha Jone" portieri Arjan Beqaj. "Ekipi yne eshte ne nje nivel, pak a shume me te njejtat pretendime, si Hungaria. Dihet se kombetarja mbeshtetet nga nje numer i konsiderueshem tifozesh, ne cdo ndeshje. Ekipi yne garanton se do te jape maksimumin ne fushe, per te marre me te miren nga kjo sfide", - deklaroi portieri kuqezi, Beqaj. Portieri i kombetares flet per ndeshjen e kaluar ne Hungari, kur kombetarja pesoi ne 45 minutat e dyta, dy gola qe i shkaktuan edhe humbjen. "Zhvilluam nje pjese te pare te mire", - thekson Arjan Beqaj. "Ishim te barabarte, ndoshta patem edhe disa momente me te mira ne pjesen e pare". Goli i pesuar ne pjesen e dyte ishte fatal, sipas portierit, qe aktivizohet me Anorthosis Famagusta, ne Qipro. "Kemi rastin per te zhvilluar nje ndeshje te nje natyre tjeter, qe mendoj se eshte sfida me e rendesishme e objektivit tone, ne keto eliminatore. Jemi ne rrugen e mbare, per te arritur vendin e katert ne keto eliminatore. Para se te mendojme kualifikimin, ne nje kompeticion me rendesi, eshte mire qe te hedhin nje hap drejt ketij qellimi madhor. Mendoj se objektivi eshte i realizueshem. Duhet t'i ngjisim shkallet me ngadale", - perfundon portieri Beqaj.
Prag ndeshja
Gjerat sot kane ndryshuar shume, krahasuar me ndeshjen e kaluar ne Malte. Ekipit i jane rikthyer disa futbolliste titullare, qe nuk ishin ne fushe ndaj Maltes, si Cana dhe Lala. Por edhe portieri kuqezi do te jete ne porten e kombetare sone te shtunen, ndaj Hungarise. Beqaj shprehet optimist, pas plotesimit te kontigjentit kuqezi.