Beqaj: Tani është Ujkani portieri titullar
Arjan Beqaj nuk kërkon të fshihet pas gishtit. Portieri prizrenas që ka grumbulluar 43 ndeshje me fanellën kuqezi, e ndien se Ujkani është gati për të qenë portieri titullar, duke i hapur rrugën gardianit të Novarës, diçka që nuk e bëri më parë Strakosha pikërisht me Beqajn. Në një prononcim të tijin, Beqaj pranon se Ujkani është në superformë. "Ujkani është portier i shkëlqyer. Ai e ka treguar këtë duke luajtur në një nivel të lartë si Serie B. Është normale që në fillim të ketë ndonjë problem për t’u përshtatur me ekipin, por po flasim për një 22-vjeçar që ka mundësi të madhe për të përparuar. Ai ka një të ardhme të ndritur përpara dhe Shqipëria mund të përfitojë shumë prej tij", ka thënë Beqaj.