Beqaj, humbje me 2 gola në Kupën e Qipros

Albania-Sport (AS) - Anorthosis Famagusta i Arjan Beqaj (31) u mposht 2-0 nga APOEL në Kupën Kombëtare të Qipros, e njohur ndryshe edhe si Kupa "KOKA-KOLA" në ndeshjen e zhvilluar sot pasdite. Golat për APOEL u shënuan nga argjentinasi 26-vjecar Esteban Solari (28') dhe qiprioti 24-vjecar Konstantinos Makridis (63'). Në formacionin e parë për Antorthosis ishte dhe trajneri-lojtar Timour Ketsapagia. Anorthosis bën pjesë në grupin A së bashku edhe me APOEL, Apolon dhe ENP, që barazuan 1-1 midis tyre. APOEL, sipas medias qipriote me fitoren e sotme bëri një hap të madh përpara.