Fortuzi - Bellaj, 1-1 në Iraklis-PAS Janina

Albania-Sport (AS)-Iraklisi i Indrit Fortuzit barazoi 1-1 në Selanik me PAS Janinën në Kupën e Greqisë, ndërkohë që ndeshja e kthimit në Janinën pritet të jetë e ashpër në pritje për të përzgjedhur ekipin që do të kalojë në tetë skuadrat më rt mira në Kupën e Greqisë. Konstandinos Diamantidhi shënoi për Iraklisin në minutën e 7, një gol i shpejtë që i lejoi lojtarët selanikas të luanin më të hapur në drejtim të sulmit, por pa mundur të shënojnë një gol të dytë. Njëzët minuta përpara përfundimit të takimit, erdhi dhe goli i barazimit të PAS Janinës, me anë të Saitiotis (71'). Trajneri i "bardhkaltërve", Bubenko hodhi në fushë edhe sulmuesin shqiptar Indrit Fortuzi në minutën e 78 ( në vend të Rizas) si dhe Alekou në vend të Diamantidis (në të 75'), por pa mundur të ndryshojnë rrjedhën e lojës. Për PAS Janinë luajti edhe mesfushori i njohur shqiptar, Arjan Bellaj që u fut në lojë në minutën e 56 në vend të Kaznaferis. Bellaj u ndeshkua edhe me karton te verdhe ne minuten e 60.