E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hortnagel: “Salihi, përforcimi i nevojshëm për Rapidin”

Albania-Sport (AS) - Alfred Hortnagl (40), i porsaemëruar në postin e drejtorit sportiv të rekordmenes austriake të futbollit, SK Rapid i Vjenës, ka bërë të qartë se nuk mund të pranojë të shohë Rapidin në vendin e tetë të kampionatit austriak. I njohur si mik i vjetër i trajnerit Peter Pakult, ish-mesfushori i Tirolit nën drejtimin e Herns Hapel, Admira Vaker dhe Insbrukut, ka bërë të qartë se klubi i tij do të ndjekë një politikë investimesh në rekrutrimin e lojtarëve me vlerë gjatë merkatos së janarit, ku ai përmend dy apo tre përforcime. Kandidatët, sipas agjensisë austriake të lajmeve janë mbrojtësi i Vaker, Hanes Eder dhe sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi. Të dielën e kaluar, ishte i pranishëm gjatë derbit Tirana-Partizani (3-2) vetë trajneri Pakult për të ndjekur për herë të dytë brenda një muaji Hamdi Salihin, që pati fati të shënonte edhe një gol. Pakult u shpreh për median shqiptare me superlativa për sulmuesin shqiptar 22-vjecar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›