Dilema Haliti: “Ekipin olimpik australian, apo Shqipërinë?”

Albania-Sport (AS)- Labinot Haliti, talenti kosovar që militon në radhët e Njukasëll Xhets në kampionatin australian, i vlerësuar maksimalisht nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Oto Baric, vazhdon të jetë në dilemën e përzgjedhjes se për kë fanelë kombëtare do të luajë. Në një deklaratë të tij, cituar nga gazeta australiane "The Daily Telegraph", Haliti ka pohuar: "Ishte shumë argëtuese. Unë u takova zyrtarë të federatës (shqiptare), trajnerin dhe u stërvita me ekipin. Është më të vërtetë e vështirë për të marrë një vendim se në cilën rrugë duhet shkuar", thotë 22-vjecari i lindur në Prishtinë (më 26 tetor 1984, 1.84 cm, 76 kg) , por me kombësi edhe australiane. "Unë dëshiroj të luaj për ekipin Olimpik (australian), por nga ana tjetër dëshiroj të luajë edhe për vendin tim të lindjes". Haliti ka refuzuar tri herë ftesën e trajnerit të Australisë. Haliti vlerësohet nga mediat australiane si një futbollist shumë i përkushtuar dhe i talentuar, që luan lehtësisht me të dy këmbët dhe mund të luajë si në pozionin e sulmuesit (si sezonin e kaluar)ashtu dhe në atë të mbrojtësit, rol që po e kyen gjatë këtij sezoni. Sezonin e kaluar Haliti shënoi 3 gola për Njukasëll Xhets. Gjatë këtij sezoni Haliti është aktivizuar në shtatë takime (3 si titullar) që në total bëjnë 322 minuta. Njukasëll Xhets renditet në vendin e pestë të kampionati australian Hyundai Liga –A, me 23 pikë, po aq sa vendi i katërt që mbahet nga Central Coast Mariners. Në 17 ndeshjet e zhvilluara ka arritur 6 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje. Kampionati australian kryesohet nga Melbourne Victory me 41 pikë.
Video: Një nga golat e Labinot Halitit