Saha “ngjitet” me “Djajtë e kuq”

Albania-Sport (AS)- Luis Saha pranoi marrëveshjen e rë për ripërtëritjen edhe për një sezon tjetër me Mancester Junaitid, që do ta mbajë atë në "Old Traford" deri në vitin 2010. Sulmuesi 28-vjecar, futbollist i Kombëtares franceze, u bashkua me Junaitid pas transferimit nga Fulhami në janar të vitit 2004. "Është një lajm i madh", - pohoi Saha. "Unë jam duke e shijuar realisht kohën time këtu dëshiroj të jem i lidhur akoma më shumë me Mancester Junaitid, por t'ia shpërblej dhe besimin që Sër Aleks Ferguson tregoi ndaj meje". Ferguson, nga ana e tij shtoi: "Unë jam i gëzuar që ne ripërtëritëm kontratën e Luisit. Ne jemi të lumtur ta shohim Luisin këtu (në Mancester) deri në vitin 2010 dhe të jetë në listën e lojtarëve të tjerë që kanë nënshkruar së fundi kontratat e reja si Kristiano Ronaldo dhe Uejni Runi, por edhe përforcimeve të reja si Patris Evradhe Nemanja Vidic. Luis ka qenë fantasitik që nga rikthimi i tij nga dëmtimi dhe ka shënuar 26 gola gjatë kësaj kohe".