Stankoviç, futbollisti i vitit në Sërbi

Albania-Sport (AS)- Dejan Stankovic ëhstë futbollisti i parë sërb që fiton cmimin "Futbollist i vitit" pas ndarjes me Malin e Zi. Mesfushori i Interit në Itali dhe njëhërësh edhe kapiteni i Kombëtares sërbe ka fituar në një sondazh ku morrën pjesë 82 votues, anëtarë të Federatës Sërbe, që më këtë rast prezantoi edhe logon e re. "Ky cmim parakupton shumë për mua edhe për faktin se jam lojtari i parë sërb i vitit. Kombëtarja është shumë e fortë, kemi lojtarë cilësorë dhe jam shumë i kënaqur". Ljubisa Tumbakovic fitoi cmimin si trajneri më i mirë pasi arriti të cojë kinezët e FC Shandong Luneng Taishan në fitimin e dy trofeve: kampionat dhe kupë. "Jam i lumtur pasi kombi im nuk më harroi edhe pse jam shuëm larg", tha ai.