E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borusia Mënshengladbah ofertë milionere Xhemajlit

Albania-Sport (AS)- Pas Hertës së Berlinit edhe Borusia e Mënshengladbahut ka bërë gati një kontratë milionere për megatalentin shqiptaro-maqedonas, Blerim Xhemajli (20), që konsiderohet si alternativa më realiste. Kontrata e kapitenit të FC Zurih, përfundon në 30 qershor 2007, ndërkohë që drejtuesit e Borusias kërkojnë shërbimet e tij qysh nga janari i vitit të ardhshëm. Nga klubi zvicerian, që kryeson edhe kampionatin (40 pikë, kundrejt 32 të vendit të dytë, Sionit) janë dhënë sinjalet se vetëm në rast të një shume të pëlqyeshme do ta lënë Xhemajlin, të kërkuar nga trajneri Jup Hejnkes dhe drejtori sportiv Peter Pander. Pak ditë më parë, edhe Diter Hënes, manaxheri i Hertës së Berlinit udhëtoi në Zyrih për të ndjekur ndeshjen FC Zurih-Sion (2-1) por dhe me qëllimin për të marrë miratimin e talentit shqiptar nga Maqedonia, 20-vjecarin Blerim Xhemajli (datëlindja 1986, 179 cm, 73 kg). Kontrata e kapitenit të Zyrih përfundon verën e ardhshëm dhe menaxheri gjerman dëshiron ta sjellë në Gjermanin nën urdhërat e trajnerit Fanko Goetz, lojtarin e Kombëtares zviceriane. Klubi zvicerian ka përgatitur një kontratë përtëritje për Xhemajlit që përfundon në vitin 2009, duke patur kështu mundësi përfitimi financiar nga blerja e lojtarit shqiptar. Xhemajli, që ka për idhull Zinedin Zidan, luan që nga viti 2003 për Zurih dhe është shndërruar në një nga lojtarët më të rendësishëm të skuadrës që kryeson kampionatin zvicerian. Blerim Xhemalji është aktivizuar në 17 takime (1500 minuta) ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asiste. Me FC Zyridh aktivizohet edhe kosovari me pasaportë zviceriane, Shkëlzen Gashi (18), i cili është aktivizuar vetëm në në takim për 13 minuta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›